'Thaçi e Mustafa kanë hequr dorë nga shteti i Kosovës'

Aktuale

'Thaçi e Mustafa kanë hequr dorë nga shteti i Kosovës'

Nga: G.B Më: 23 janar 2017 Në ora: 12:45
Anton Berisha

Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Anton Berisha ka komentuar një deklaratë të kryetarit të Gjykatës për krime lufte në Serbi, i cili ndër të tjera ka thënë se ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj mund të përballet me një tjetër proces gjyqësor kësaj radhe në Gjykatën Speciale.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se në takimin që do të mbajnë Thaçi e Mustafa me Nikoliçin e Vuçiçin, nuk duhet të bisedojnë për tema të natyrës shtetërore, përcjell Bota sot.

Ai shton se Thaçi e Mustafa kanë hequr dorë nga shteti i Kosovës.

Sa i përket takimit të nesërm në Bruksel mes delegacionit të Kosovës dhe atij serb, Berisha ka thënë se Thaçi e Mustafa me Nikoliçin e Vuçiqin nuk do të flasin për tema të natyrës shtetërore.

Postimi i plotë i Berishës:

"Ima?e u svakom slu?aju pošteno i fer su?enje", zaklju?io je Petrovi?, sipas DW.

Kryetari i gjykates per krime te luftes ne Serbi, Milan Petrovic, ka deklaruar se Haradinajt ne Serbi do te kete nje gjykim korrekt dhe te ndershem. Opsioni tjeter, sipas tij, eshte qe Gjykata Speciale te merr parasysh provat qe ka Serbia dhe Haradinaj te gjykohet atje.

Tash, qarte po del se kemi ardhe ne situaten qe Serbia e ka ne kontroll te plote Kosoven, de facto nuk paska pas lufte per lirine e Kosoves por shqiptaret kane shkelur ligjet e Serbise.

E per çfare do te bisedojne Thaçi e Mustafa me Nikolicin e Vucicin, mund ta marrim me mend. Ajo qe eshte e sigurte, nuk do te kete kurrfare biseda te natyres shteterore. Keta te dy kane hequr vete dore prej shtetit ashtu sikurse edhe paraardhes te tyre gjate historise tone./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat