BE: Ngjarjet e ditëve të fundit – nevojë për rritje të përkushtimit për dialog

Aktuale

BE: Ngjarjet e ditëve të fundit – nevojë për rritje të përkushtimit për dialog

Më: 23 janar 2017 Në ora: 13:49
Ilustrim

Zyrtarë të Bashkimit Evropian kanë theksuar se progresi në normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës e Serbisë ka “rëndësi të madhe”, një ditë para se në Bruksel të zhvillohet edhe një rund i dialogut ndërmjet dy vendeve për normalizim të marrëdhënieve.

Mëtutje, në konferencën e sotme për gazetarë në Bruksel, Maja Kocijançiq, zëdhënëse e përfaqësueses së lartë për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, tha se në takimin e nesërm Kosovë - Serbi, do të marrin pjesë kryeministrat dhe presidentët e të dy vendeve.

“Siç kemi thënë javën e kaluar, zhvillimet gjatë disa ditëve të kaluara e theksojnë nevojën e përkushtimit dhe angazhimit të shtuar nga të dy palët nëpërmjet dialogut”, tha Kocijançiq.

Mëtutje, ajo është shprehur se “është krejtësisht e qartë se progresi në normalizim të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është i rëndësisë madhore” dhe ka shtuar se “kjo vlenë për të dy palët, dhe për Bashkimin Evropian në tërësi”. Zëdhënësja Kocijançiq tha se “të dy palët kanë shprehur përkushtim për dialog dhe ne presim se ky përkushtim do të vazhdoj, përfshirë implementimin e marrëveshjeve që janë arritur”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat