Kush janë zyrtarët e AAK-së që iu gëzuan arrestimit të Haradinajt dhe nga kush varet lirimi i tij?

Aktuale

Kush janë zyrtarët e AAK-së që iu gëzuan arrestimit të Haradinajt dhe nga kush varet lirimi i tij?

Nga: B.S Më: 23 janar 2017 Në ora: 15:38
Ramush Haradinaj duke hyrë në Gjykatë në Francë

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj vazhdon të qëndrojë në Francë, për shkak të procedurave pas lirimit me kusht.

Gjatë kësaj kohe ka pasur reagime të shumta dhe protesta, për të liruar atë dhe për të mos e lejuar ekstradimin e tij në Serbi, e dhe pse ajo vazhdon ta kërkojë, përcjell Bota sot.

Për këtë, Milaim Zeka ka reaguar përmes një postimi në Facebook, ku ka thënë se ka edhe të atillë që i janë gëzuar arrestimit të tij dhe pavarësisht thirrjeve dhe deklaratave që po bëhen për të mos e ekstraduar, Zeka thotë se kjo varet nga gjykata franceze dhe Ministria e Drejtësisë së Kosovës.

Postimi i plotë i Zekës:

Loja psikologjike ne raste te jashtezakonshme

Kur Ramush Haradinaj po ballafaqohet ne France, me autoritetet e drejtesise, kur ai eshte duke bere perpjekje qe ta binde Gjykaten, se akuzat shtese te pales serbe jane fabrikime, ka disa partiak te tije, ka edhe te atille qe faktikisht i jane gezuar arrestimit te tije, qe bejne deklarata aqe paushalle, aqe banale, aqe absurde, saqe edhe spekulantet me te neveritshem, do ua kishin lakmi.

Psh: njeri thote: Ramushi shume shpejte ne Kosove, ban be qe ai kryeson Gjykaten Franceze. Qohet nje tjeter e thote: Ramushi asesi nuk ekstradohet ne Serbi. Nje tjeter: Ai nuk munde t i dorezohet Gjykates Speciale. Qohen te paret e vendit e thone: Shpejte do te lirohet...

Familja e Ramush Haradinajt ka kaluar sfida teper te renda gjate ketyre 16 viteve. Aj o eshte mesuar me marifete te tilla, ama nje gje nuk po e kuptojë, sinqerisht: A munden more njerezit me thane vetem nje te vertete shume te thjeshte: Cdo gja varet nga Gjykata franceze, dhe nga sjellja e Ministrise te Drejtesise te Kosoves, e cila duhet te ofroje kunderargumente, qe hedhin poshte pretendimet serbe.

Nuk kane nevoje disa balosha me dale edhe me fole ne emrin e Ramushit, aqe me pak, gjoja ne mbrojtje te Ramushit, pasiqe bota shqipetare eshte treg i vogel mediatik.

Ramushi ka nevoje per mbrotjtje ligjore, te pranueshme per Gjykaten e Frances, e cila e ka ne dore fatin e tije!/BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat