Mustafa udhëton nesër drejt Brukselit - bisedimet me Serbinë nisin në mbrëmje

Aktuale

Mustafa udhëton nesër drejt Brukselit - bisedimet me Serbinë nisin në mbrëmje

Më: 23 janar 2017 Në ora: 18:41
Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi

Kosova dhe Serbia gjatë ditës së martë do ta rifillojnë kapitullin e ri të bisedimeve. Në të është konfirmuar pjesmarrja e presidentit të vendit, Hashim Thaçi, si dhe kryeministrit Isa Mustafa.

Kryeministri Isa Mustafa, pritet që të niset nesër rreth orës 14:45 drejtë Lubjanës.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Faton Abdullahu.

“Kryeministri niset nesër pas dite për në Bruksel 13 e 40 niset për në aeroport. 14.45 
fluturimi për në Lubjane – Bruksel”, ka bërë të ditur Abdullahu.

Ndërkohë që ende nuk dihet se kur presidenti Thaçi do të  niset për në Bruksel.

Takimi i përfaqësuesve të lartë institucional të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, vjen pas tensioneve të shtuara ndërmjet dy vendeve, javëve të fundit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat