Shokon ish pjesëtari i SHIK-ut: Ja kënd e etiketon Thaçi si vrasës i Haki Imerit

Aktuale

Shokon ish pjesëtari i SHIK-ut: Ja kënd e etiketon Thaçi si vrasës i Haki Imerit

P.R Nga P.R Më 23 janar 2017 Në ora: 22:14
Hashim Thaçi tek varri i Haki Imerit

Ish pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe i Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK), Naim Miftari, duke komentuar veprimet e fundit të presidentit Thaçi, ka shkruar se Thaçi po tenton të shpëtoj vetën, duke etiketuar të tjerët si vrasës.

Ai shkruan se Thaçi etiketon si vrasës të Haki Imerit, shefin e policisë sekrete të UÇK-së, dhe inspektor gjeneral i UÇK-së, e sot deputet, duke mos zbuluar emrin e tij.

“Hashim Thaqi duke tentuar ta shpëtoj vet?veten etiketon kinse si vrases të Haki Imerit shefin e policis sekrete të Uçk invalit sot dhe inspektorin gjeneral të Uçk,deputet sot. (Por bahet pytja nese ësht ashtu siq thot lideri i UÇK nga kush i mernin urdhrat këta persona pasi autorët e vrasjev jan vrar shumica )..?”, ka shkruar Miftari, përcjellë "Bota sot".

Haki Imeri ishte vrarë më 2 nëntor të vitit 1999, në rrethana të pasqaruara dhe për këtë familja e tij e kishin akuzuar disa herë Thaçin, se ai ishte i informuar se kush e ka vra familjarin e tyre.

Haki Imeri ishte kidnapuar midis orës 16 dhe 17, me 2 nëntor në fshatin Brojë, nga persona të panjohur, që ishin  prezantuar si policë,  e më pas ishte gjetur i vdekur në një thellësi të malit në fshatin Aqarevë, dy kilometra larg vendit ku është kidnapuar

Haki Imeri ishte dekoruar me Medaljen e Artë të Pavarësisë nga Presidenti Rugova, së bashku me Prof. Fehmi Agani, Latif Berisha, komandat Sali Çeku, Agim Hajrizi, Enver Maloku, Xhemail Mustafa, Shaban Manaj, Ismet Rraci, Ismail Hajdaraj, e Ukë Bytyçi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat