Mblidhen gjashtë komisione parlamentare

Aktuale

Mblidhen gjashtë komisione parlamentare

Më: 24 janar 2017 Në ora: 08:04
Ilustrim

Sot në Kuvendin e Kosovës do të mblidhen gjashtë komisione parlamentare.

Me fillim në orën 10:00, mbahet mbledhja e komisionit për të Drejtat Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione në të cilën do të behët shqyrtimi dhe miratimi i Raportit të punës për vitin 2016 dhe shqyrtimi dhe miratimi i Planit të punës për vitin 2017. Nga ora 11:00 mbahet mbledhja e komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, në të cilën do të behët shqyrtimi dhe miratimi i planit të punës së Komisionit për vitin 2017 dhe shqyrtimi në parim i Projektligjit nr. 05/L-135 për ndërmjetësim.

Në të njëjtën kohë, mbahet mbledhja e komisionit për Integrime Evropiane  do të behët miratimi i Raportit të Punës së Komisionit për vitin 2016 dhe miratimi i Planit të Punës së Komisionit për vitin 2017. Edhe komisioni parlamentar për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale do të  mbajë mbledhjen e radhës në orën 11:00, ku do të behët shqyrtimi i raportit të punës së Komisionit për vitin 2016 dhe shqyrtimi i planit të punës së Komisionit për vitin 2017.

Në mbledhjen e komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës në të cilën do të behët shqyrtimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin 04/L-214. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 11:00)  

Ndërsa mbledhja e komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri,  do të fillojë në orën 13:00. në të cilën do të behët shqyrtimi në parim i Projektligjit për plotësimin e Ligjit për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, dhe formimi i Grupit të punës për hartimin e nismës legjislative Ligji për miniera dhe minerale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat