Djali i Ramushit feston ditëlindjen, ja urimi prekës i Anitës

Aktuale

Djali i Ramushit feston ditëlindjen, ja urimi prekës i Anitës

Nga: G.B Më: 24 janar 2017 Në ora: 09:32
Ramush Haradinaj dhe Anita Muçaj Haradinaj

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ende vazhdon të qëndrojë në Francë, për shkak të lirimit me kusht dhe vazhdimit të procedurave.

Dhe, sot feston ditëlindjen djali i tij, Trimi, për çka ka bërë të ditur bashkëshortja e Haradinajt, Anita, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ajo ka thënë se po e presin vet edhe këtë ditëlindje, sikur atëherë kur ai lindi.

Postimi i plotë:

Trim edhe ne kete ditelindje jemi vet, njesoj si atehere kur linde, atehere kur mbushe nje vjec e si edhe sot!!!Historia po na perseritet shpesh por ne do t'i dalim zot historise!!! Te dua pafundesisht, te kam yll, drite, zemer e shpirt! Gezuar Ditelindja jeta jem!!!/BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat