Bënë shqiponjën me duar, ministri grek: Ushtarët shqiptarët të dënohen me 5 vite burg

Aktuale

Bënë shqiponjën me duar, ministri grek: Ushtarët shqiptarët të dënohen me 5 vite burg

Më: 24 janar 2017 Në ora: 09:48
Panos Kamenos (majtas) dhe ushtarët shqiptarë (djathtas)

Ministri grek i Mbrojtjes Panos Kamenos është treguar i ashpër me 7 ushtarët shqiptarë në Greqi, të cilët në një foto të publikuar në rrjetin social Facebook kanë bërë shqiponjën me duar.

“Për ringjalljen e nacionalizmit shqiptar” ministri ka kërkuar dënimin deri në 5 vite burg për 7 të rinjtë me origjinë shqiptare.
Sapo u kthye nga SHBA, ku ishte në inaugurimin e Donald Trump, Kamenos i njohur si nacionalist grek ai i dha urdhër prokurorisë të hetojë për atë që ndodhi në repartin ushtarak në Messolonghi.

Lexo edhe: http://www.botasot.info/aktuale-lajme/643838/shqiponja-e-ushtareve-trondit-greqine-priten-denimet-per-te-rinjte/

Në një intervistë të martën për mediat greke, ministri i Mbrojtjes ka thënë se ky është një projekt në vazhdim i nacionalizmit shqiptar, nisur nga kryeministri Edi Rama në lidhje me çështjen çame.

Nga hetimi i deri tanishëm 7 ushtarët akuzohen për futjen e celularit në ambientet e repartit si dhe ka dyshime për dhënie të informacioneve Shqipërisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat