'Haradinaj ose ekstradohet në Serbi ose lirohet'

Aktuale

'Haradinaj ose ekstradohet në Serbi ose lirohet'

Më: 24 janar 2017 Në ora: 10:42
Ramush Haradinaj

Megjithëse pati dhe deklarata të tilla se arrestimi i Ramush Haradinajt ka të bëjë me Gjykatën Speciale dhe do t’i dorëzohet asaj, kjo sipas Beogradit nuk do të ndodh.

Mediat serbe shkruajnë se ai ose do të ekstradohet në Serbi, ose lirohet.

Sipas tyre, Gjykata Speciale nuk ka njësi paraburgimi, e në anën tjetër ende nuk dihet nëse ai ndodhet në listën e të dyshuarve në kompetencë të kësaj gjykate.

Siç shkruan sot “Novosti” i Beogradit, kërkesa e Serbisë për ekstradimin e Ramush Haradinajt ende nuk ka mbërri në Gjykatën e Apelit në qytetin francez, Colmar.

“E dimë se kërkesa ka mbërri në Ministrinë e Jashtme, por ende nuk ka ardhur te ne, prandaj nuk e di kur do të deklarohemi për këtë rast”, citon kjo gazetë burime të Gjykatës së Apelit, e cila thekson se ka marrë vetëm kërkesën e dërguar me rrugë elektronike nga Ministria e Drejtësisë të Serbisë.

Haradinaj i ka thënë Deutsche Welles se beson që nuk do t’i dorëzohet as Serbisë, as Hagës.

Ai është arrestuar më 4 janar në aeroportin e Bazelit, në lindje të Francës, sipas një fletarresti nga Serbia të vitit 2004 për krime që i referohen vitit 1999, të cilat sipas Beogradit nuk kanë qenë të përfshira në aktakuzën e Tribunalit të Hagës, e cila është marrë me vitin 1998, ku Haradinaj është liruar i pafajshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat