Refuzohet ankesa e Lutfi Dervishit për paraburgimin

Aktuale

Refuzohet ankesa e Lutfi Dervishit për paraburgimin

Më: 24 janar 2017 Në ora: 10:59
Lutfi Dervishi

Urologut Lutfi Dervishi i është refuzuar ankesa kundër masës së paraburgimit nga Gjykata e Apelit.

Gjykata e Apelit ia ka refuzuar ankesën ndaj masës së paraburgimit urologut Lutfi Dervishi, të akuzuarit në Rastin “Medikus”.

Lajmin për refuzim të ankesës e konfirmoi për Kallxo.com Valon Hasani, avokati i Lutfi Dervishit.

Hasani tha se pas këtij refuzimi do t’i drejtohet Gjykatës Supreme.

Dervishit paraburgimi prej një muaji iu caktua më 12 janar nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Urologu Lutfi Dervishi u arrestua më 10 janar pas disa muajsh arratie, vetëm disa ditë pasi Gjykata Supreme e ktheu në rigjykim rastin “Medikus”, edhe pse dënimet e themelores për këtë rast ishin vërtetuar edhe nga apeli.

Dervishi ishte dënuar në vitin 2013 me 8 vjet burg nga Gjykata Themelore e Prishtinës nën akuzën për krim të organizuar dhe trafikim me qenie njerëzore, ndërsa këtë vendim ia vërtetoi në vitin 2016 edhe Gjykata e Apelit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat