Islami: Komisioni do të qëndrojë larg animeve politike

Aktuale

Islami: Komisioni do të qëndrojë larg animeve politike

Më: 24 janar 2017 Në ora: 12:38
Kryetar i Akademisë dhe Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Hivzi Islami

Kryetar i Akademisë dhe Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Hivzi Islami, i cili do të jetë edhe kryesuesi i Komisionit të ekspertëve për matjen e territorit të Republikës së Kosovës, tha se Komisioni do të bëjë çështë e mundur që të kryej punën sa më profesionale, për heqjen e dilemave rreth territori.

Islami ka thënë se nuk e kanë të lehtë e as e pëlqyeshme detyrën që iu është ngarkuar nga shteti, sepse materia është komplekse dhe debati është zhvilluar me tensione të lartë.

“Komisioni do të bëjë ç ‘është e mundur të kryej detyrën profesionale për heqjen e dilemave rreth territorit. Ky komision do të merret me shkaqet dhe efektet politike, komisioni ka detyrë të bëjë matjen e territorit të Kosovës. Komisioni do të qëndrojë larg animeve politike dhe do të lejë anash folklorin, patetizmin sepse na duhet vetëm realiteti. Është i nevojshëm konsensusi i plotë i forcave politike dhe institucioneve, mjerisht kryeministrit nuk i janë përgjigjur subjektet që kanë ngre dyshime që Kosova po humbë territor. Puna jonë do të jetë profesionale, ne dhe gjithë Kosovës i duhet rezultati që të qetësohen shpirtrat dhe ndërgjegjja që vendi të ecë përpara dhe të krijohet një raport i mirë me fqinjët dhe miqtë tanë ndërkombëtar”, tha Islami.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat