Haradinaj: Vendimi për Ushtrinë e Kosovës të merret menjëherë

Aktuale

Haradinaj: Vendimi për Ushtrinë e Kosovës të merret menjëherë

Më: 24 janar 2017 Në ora: 13:37
Kryetari i Komisionit për Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Daut Haradinaj

Kryetari i Komisionit për Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Daut Haradinaj, ka bërë të ditur se në mbledhjen me komandantin e FSK-së, Rrahman Rama dhe me ministrin e FSK-së Haki Demolli, kanë diskutuar për gjendjen e sigurisë në vend, ndërsa tha se duhet të bëhen ndryshimet ligjore për fuqizimin e FSK-së.

Ai tha se Kosova nuk mund të mbetet peng i asnjë komuniteti dhe në këtë drejtim u shpreh se duhet të bëhen ndryshimet ligjore për fuqizimin e FSK-së.

Haradinaj tha se të gjithë në Komision janë të njëzëri që sa më shpejt të merret vendimi për formimin e Ushtrisë së Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat