Reagon ashpër Haradinaj: Bisedimet e Thaçit e Mustafës me shërbëtorët e Millosheviqit e të Sheshelit, poshtërim i radhës ndaj shqiptarëve

Aktuale

Reagon ashpër Haradinaj: Bisedimet e Thaçit e Mustafës me shërbëtorët e Millosheviqit e të Sheshelit, poshtërim i radhës ndaj shqiptarëve

Nga: P.R Më: 24 janar 2017 Në ora: 13:56
Ramush Haradinaj

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i cili po qëndron në Strasburg, ku është i liruar me kusht nga një Gjzkatë Franceze, përmes një postimi në facebook ka kritikuar dialogun me Serbinë.

“Bisedimet e Hashim Thaçit e Isa Mustafës me sherbëtorët e Millosheviqit e të Sheshelit, për tërheqjen Listës së të Përndjekurve të Serbisë, ku ndodhet edhe emri im, është poshtërimi i radhës që po i bëhët Kosovës dhe shqiptarëve!”, shkruan Haradinaj, përcjellë “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat