Bajrami: I lutëm deputetët e pozitës për nënshkrime

Aktuale

Bajrami: I lutëm deputetët e pozitës për nënshkrime

Më: 24 janar 2017 Në ora: 14:18
Shefja e grupit parlamentar të Nisma për Kosovën, Valdete Bajrami

Shefja e grupit parlamentar të Nisma për Kosovën, Valdete Bajrami ka thënë se subjekti i tyre opozitar ka lutur deputetët e pozitës për nënshkrimet por një gjë e tillë është refuzuar nga PDK dhe LDK.

Këtë Bajrami e bëri të ditur në konferencën e mbajtur nga subjekti opozitar duke shtuar se edhe po të mundësoheshin nënshkrimet seanca e jashtëzakonshme do të mbahej sot apo ndonjë ditë tjetër.

Partitë opozitare VV, AAK dhe Nisma për Kosovën thanë se vetëm nëntë nënshkrime nuk janë arritur të sigurohen për të mundësuar seancën e jashtëzakonshme në të cilën do të debatohej për raundin e ri të bisedimeve Kosovë – Serbi, që do të mbahet sonte në Bruksel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat