“Hashim Thaçi shkatërroi UÇK-në për tu bërë vetë udhëheqës”

Aktuale

“Hashim Thaçi shkatërroi UÇK-në për tu bërë vetë udhëheqës”

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 24 janar 2017 Në ora: 14:45
Hashim Thaçi

Thaçi vet e ka shkatërruar udhëheqjen e UÇK-së në vitin 1998 për tu bërë vetë udhëheqës. Thaçi e pranoj dhe i detyrojë deputetet të votojnë këtë gjykatë në Kuvend. Pra Thaçi është ai që mbanë përgjegjësi dhe natyrisht i takon atij të del në ballë të çështjes dhe të merr çfarëdo  përgjegjësie që bie mbi UÇK-në. Ikja nga kjo është jo e drejtë ndaj bashkëluftëtareve dhe UÇK-së. Sikurse të mirat që ju morri duhet edhe ndaj të këqijave të qëndroi dhe të përgjigjet. Por, Thaçi nuk është person që ka virtyte dhe prandaj pritet çdo masë nga ai. Vetëm për të mos  shkuar në burg, Thaçi është në gjendje ta shkatërrojë edhe vendin për interesa të tij ”, ka thënë njohësi i çështjeve juridike Kelmendi.

Presidenti i vendit Hashim Thaçi po e shkel ligjin duke u munduar që akuzat ndaj tij, t’i zgjedh përmes kanunit e jo përmes Gjykatës siç do duhej të ishte. Thaçi siç duket po mundohet t’i blej dëshmitarët e Gjykatës Speciale për ti fshehur gjurmët e veta. Kështu vlerësojnë njohësit e çështjeve juridike e politike, ku sipas tyre Thaçi po përpiqet të mënjanoi fakte, duke i dhënë prioritet zgjedhjes mbi bazën e kanunit. Sipas tyre, Thaçi është në gjendje ta shkatërrojë edhe vendin vetëm e vetëm që ti realizojë interesat e tij personale.

Thaçi shkatërroi udhëheqjen e UÇK-së

Njohësi i çështjeve juridike Muhamet Kelmendi ka thënë për “ Bota sot” se çështja e veprimtarisë se Gjykatës Speciale është e caktuar në kohë dhe në hapësirë.

Sipas tij, ajo e zhvillon aktivitetin pavarësisht veprimeve që mundet ndokush për të bërë në drejtim të mënjanimit të provave dhe të dëshmive.

“Është e natyrshme që çdokush pra edhe Thaçi përpiqet që të mënjanoi fakte, dukë i dhënë prioritet zgjedhjes mbi bazës e kanunit. Po kjo dhe kështu nuk përfunduan puna e gjykatës. Pavarësisht kësaj, me këtë dhe nuk konsiderohet se çështja është e zgjidhur, sepse Gjykata i ka mekanizmat e marrjes se dëshmive, kuptohet për ata që tërhiqen nga dëshmitë, si dhe ajo tërheqje nuk është fakt për të përjashtuar dëshminë. Është shumë e dëmshme kjo forme”, ka thënë Kelmendi.

Ai ka vlerësuar se Thaçi duhet të dalë në ballë të çështjes dhe të jap llogari për tërë aktivitetin.

“Thaçi vet e ka shkatërruar udhëheqjen e UÇK-së në vitin 1998 për tu bërë vetë udhëheqës. Thaçi e pranoj dhe i detyrojë deputetet të votojnë këtë gjykatë në Kuvend. Pra Thaçi është ai që mbanë përgjegjësi dhe natyrisht i takon atij të del në ballë të çështjes dhe të merr çfarëdo  përgjegjësie që bie mbi UÇK-në. Ikja nga kjo është jo e drejtë ndaj bashkëluftëtareve dhe UÇK-së. Sikurse të mirat që ju morri duhet edhe ndaj të këqijave të qëndroi dhe të përgjigjet. Por, Thaçi nuk është person që ka virtyte dhe prandaj pritet çdo masë nga ai. Vetëm për të mos  shkuar në burg, Thaçi është në gjendje ta shkatërrojë edhe vendin për interesa të tij ”, ka thënë njohësi i çështjeve juridike Kelmendi.

Thaçi ktheu 500 vjet prapa Kosovën

Analisti politik Rexhep Shahu, ka thënë se nëse do të mbahet mend diçka për Thaçin president, ose nëse do të shkruhet diçka ndonjëherë, atëhere do të thuhet se presidenti i Kosovës në fillim të shekullit 21, në vitin 2016 thirri në ndihmë Kanunin e Lek Dukagjinit, kodin apo kushtetutën e para 500 vjetëve.

“Pra me një fjalë goje presidenti e ktheu Kosovën 500 vjet mbrapa. Kam një rezervë, se ndoshta nga frika ai po përdor këtë rreng. Kjo pra nuk është vetëm shkelje ligji, por është edhe kthim i Kosovës në kohë fisesh, duke mohuar qytetërimin e saj. Pastaj sa thuhet se Thaçi blen me këtë mënyrë dëshmitarët, është çështje tjetër, por nëse vëllai e shet vëllain, atëherë nuk është shumë fajtor presidenti në këtë rast, por ai që pranon shitjen”, ka thënë analisti politik Shahu.

Të zbatohet ligji

Njohësi i çështjeve politike Arbër Gashi ka thënë se dëshmitarët e Gjykatës Speciale ndodhen në një situatë shumë të palakueshme, sepse në njërën anë, ata kanë plotësisht të drejtë ligjore të adresojnë ankesat dhe aktakuzat e tyre.

Sipas tij, interesi politik dhe realiteti institucional kërkon që, ata t’i nënshtrohen trajtimit përmes një koncepti dualist, në thelb kundërthënës dhe gjithsesi shumë të dëmshëm për perspektivën e shtetit dhe shoqërisë.

“Marrëveshja e Hashim Thaçit dhe Imer Imerit është brengosëse, jo për shkak të Kanunit, por për shkak të keqpërdorimit të vlerave të tij, qoftë nga zyrtari i shtetit Hashim Thaçi, apo nga qytetari i rëndomtë Imer Imeri. Prandaj, pavarësisht marrëveshjeve paqësore që mund të arrihen mbi bazat e së drejtës kanunare. Ne si shtet e kemi për detyrë të zbatojmë ligjin, t'i japim prioritet zbardhjes së plotë dhe të shqiptojmë dënim ndaj të gjitha akteve të dhunës, e sidomos ndaj atyre akteve që rezultuan me vrasje të pasqaruara, dhunime të panumërta, peng marrje, rrahje poshtëruese, kërcënime etj”, ka thënë Gashi.

Ai shpreson se Kosova nuk do të vonohet dhe së shpejti qytetaret e saj  si shoqëri domosdoshmërish e vetëdijesuar do të kërkojnë edhe përgjegjësi moralo-politike dhe përgjegjësi ligjore.

“Përgjegjësi do të japin të gjithë ata që kryen puçin ushtarak, duke i luftuar institucionet shtetërore të sanksionuara dhe pranuara si legjitime përmes Kushtetutës së Kaçanikut dhe Deklaratës së Pavarësisë”, ka thënë njohësi i çështjeve politike Arbër Gashi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat