Kelmendi kërkon që të ndërpriten bisedimet me Serbinë

Aktuale

Kelmendi kërkon që të ndërpriten bisedimet me Serbinë

Më: 24 janar 2017 Në ora: 15:37
Kryetari i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi

Kryetari i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi ka kërkuar që të ndërpriten bisedimet me Serbinë

Sipas tij, vazhdimi i dialogut me Serbinë, po e zhvendos Kosovën nga pozita e viktimës në pozitën e fajtorit

“Nuk ka mbetur asnjë arsye e vetme që të vazhdojnë bisedimet me Serbinë. Pse të bëhemi servil dhe të etur për bisedime, kur deri me tani asgjë nuk kemi fituar. Ne nuk kemi vra mbi 20.000 civil, ne nuk kemi dhunuar mbi 12.000 femra ne nuk mbajmë nëpër varreza masive mbi 1000 trupa, përkundrazi këtë e ka bërë Serbia dhe ne i themi Serbisë duam të bisedojmë me ty.

President, Kryeministër dhe Kryeparlamentar, mendoni more pak për Kosovën e jo vetëm për veti”ka thënë ai.

Kelmendi njëherit ka renditur disa pika se pse nuk duhet biseduar me Beogradin të cilat mund t`shihni në vijim:

Mjaft u bë ngase:

1.Serbia ende nuk ka kërkuar falje për krimin dhe gjenocidin e ushtruar në Kosovë,

2.Serbia ende nuk i ka kthyer të pagjeturit,

3.Serbia ende ka të ngritura fletarrestet për ish-ushtarët e UÇK-së,

4.Serbia vazhdon të arrestoj qytetarët e Kosovës (në veçanti ish pjesëtarët e UÇK-së),

5.Serbia në vazhdimësi cenon integritetin territorial të Kosovës (ndërtimi i murit, treni rus),

6.Nga këto bisedime ka përfituar vetëm Serbia, ngase pas liberalizimit të vizave, pritet tash ta fitoj statusin e anëtarit të BE,

7.Kosova është duke humbur nga këto bisedime: ende ska liberalizim të vizave,
duhet të falë tokë – Demarkacioni,
duhet të themeloj komunat me shumicë serbe-Asociacioni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat