Fuqia e helikopterëve shqiptarë tejkalon dukshëm fuqinë e helikopterëve serbë

Aktuale

Fuqia e helikopterëve shqiptarë tejkalon dukshëm fuqinë e helikopterëve serbë

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 24 janar 2017 Në ora: 18:06
Helikopterët Cougar

Eksperti i çështjeve të sigurisë dhe inteligjencës Fadil Kajtazi, e ka quajtur dezinformatë një analizë të publikuar në një prej televizioneve vendore, që ka të bëj, me kategorizimin e fuqisë ushtarake të vendeve të Ballkanit sa i përket pajisjes së tyre me helikopterë.

“Pjesa më e madhe e gazetave dhe portaleve sot kanë botuar një analizë të RTV Dukagjinit për kategorizimin e fuqisë ushtarake të vendeve të Ballkanit sa i përket paisjes së tyre me helikopter. Mënyre se si është bërë kjo analizë më tepër është dezinformatë se sa një analizë e mirëfilltë. Analiza ka shumë mangësi, dhe pasi i drejtohet lexuesit të rëndomtë, ajo mundë të shkaktoj huti dhe panik. Shihet qartë se hartuesi i kësaj analize se ka njohuri të cekëta sa i përket fushës ushtarake në përgjithësi dhe armës së helikopterëve në veçanti. Matja e fuqisë ushtarake të një ushtrie është komplekse pasi çdo herë nga numri nuk përcaktohet fuqia. Faktori teknikë është vetëm njëri nga i cili përcaktohet fuqia e një ushtrie, pasi ajo varet dhe krijohet edhe nga dy faktorë tjerë bazik që ndahen në moral dhe natyrorë, ku secili nga këta ka aspekte të veta të ndikimit në fuqinë ushtarake të një ushtrie”, ka vlerësuar Kajtazi.

Image
Eksperti i çështjeve të sigurisë dhe inteligjencës Fadil Kajtazi

Në analizën e tij dërguar gazetën “Bota sot”, Kajtazi ka theksuar se pavarësisht se Serbia vitin e kaluar ka blerë edhe dy helikopter Rus të versionit të përmirësuar  Mil Mi-17V5, prapë se prapë karshi flotës shqiptare ka një inferioritet, ngase, siç ka nënvizuar ai mundësitë tekniko taktike të helikopterëve shqiptarë i tejkalojnë dukshëm të atyre serb.

“Me që në analizë bëhet fjalë vetëm për një segment të faktorit teknik, pra atë të armës së helikopterëve, analizuesi është dashtë të dijë në radhë të parë destinimin e helikopterit si mjet luftarak, mundësit tekniko-taktike, aftësitë e mirëmbajtjes teknike të shteteve që janë marr për analizë etj. Nga kjo do të rezultonte se: nëse shikohet destinimi i helikopterit si mjet transportues, fuqi ballkanike na rezulton të jetë Shqipëria, pasi ajo disponon flotën më të madhe të kësaj kategorie të helikopterëve dhe gjithashtu më modernen. Helikopterët e flotës transportuese shqiptare janë të brezit me të ri që i përkasin tipit AS-532 Couger, kurse flota serbe kryesish është e pajisur me tipin e vjetruar sovjetik Mi-8 dhe Mi-17. Pavarësisht se Serbia vitin e kaluar ka blerë edhe dy helikopter Rus të versionit të përmirësuar  Mil Mi-17V5, prapë se prapë karshi flotës shqiptare ka një inferioritet, nga se mundësitë tekniko taktike të helikopterëve shqiptarë i tejkalojnë dukshëm të atyre serb. Gjithashtu është i njohur fakti se helikopterët transportues serb Mil Mi-8 dhe Mil Mi-17 janë jashtë përdorimit operativ, nga se për shkak të mungesës së mjeteve financiare nuk është bërë remonti i tyre”, është shprehur Kajtazi.

Por pavarësisht kësaj, Kajtazi ka potencuar se në konfliktin eventual ballkanik, transporti ajrorë i trupave dhe mjeteve luftarake nuk do të jetë ndikues i madh.

“Në konfliktin eventual ballkanik, ndikues do të jetë aftësia goditëse nga ajri, ku helikopterët gjuajtës janë mjete të përshtatshme. Edhe sasia e paraqitur në analizë prej 61 helikopterëve gjuajtës Gazela nuk është e saktë. Në evidencën e ushtrisë serbe aktualisht janë 45 helikopter të këtij tipi, ku të gjithë nuk janë operativ.

Së dyti, ky helikopter ka kapacitete të kufizuara tekniko-taktike; nuk është i blinduar çka e bënë të ndjeshëm edhe nga armatimi i lehët i këmbësorisë dhe nuk është i armatosur me armatim adekuat për luftim ajër-tokë. Se ka mundësi të vogla luftarake e dëshmon fakti së gjatë luftërave në ish Jugosllavi ku është përdorur fare në misione gjuajtëse. më tepër ka shërbyer në misione transportuese të njësive sanitare”, ka shtuar ai.

Eksperti i cështjeve të sigurisë Fadil Kajtazi, ka nënvizuar se fuqia e një ushtrie është gjithëpërfshirëse, ku në konfliktin eventual Ballkanik determinues do të jetë në radhë të parë fuqia ekonomike, morali i trupave, stërvitja e tyre dhe aleancat ushtarake.

“Shikuar nga ky prizëm, na rezulton që Maqedonia disponon flotën më të fuqishme të helikopterëve, pasi ajo në kuadër të flotës së vetë ajrore ka 10 helikopter Mi-24V, i destinuar kryesisht për luftë ajër–tokë. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se Maqedonia është fuqi në këtë fushë nga se helikopteri si mjetë luftarak është i pa vlefshëm në fushë betejë nëse nuk ka mbështetje nga aviacioni luftarak dhe mbështetje elektronike gjë që Maqedonia ngecë sa i përket këtyre dy elementeve. Fuqia e një ushtrie është gjithëpërfshirëse, ku në konfliktin eventual Ballkanik determinues do të jetë në radhë të parë fuqia ekonomike, morali i trupave, stërvitja e tyre dhe aleancat ushtarake. Në rrafshin operativ, determinues do të jetë forcat tokësore, ku sa i përket faktorit teknik,  sistemet moderne mobile kundërblinduese dhe kundërajrore do të vulosin epilogun e shumë betejave”, ka përfunduar Kajtazi analizën e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat