Thaçi: Pozitë e opozitë duhet të bashkohen kundër planit të Serbisë për Kosovën

Aktuale

Thaçi: Pozitë e opozitë duhet të bashkohen kundër planit të Serbisë për Kosovën

Më: 24 janar 2017 Në ora: 18:56
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi duke iu referuar dialogut mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, ka deklaruar se është koha që opozita dhe pozita të bëhen bashkë.

“Nuk është koha e ndarjes, por bashkimit dhe unitetitet politik ashtu si edhe institucional. Institucionet duhet të bashkohen kundër Serbisë, në mënyrë që t’i përgjigjemi këtij plani të Serbisë për Kosovën”.

“Kosova ka mbajtur zgjedhjet, kanë dalur organet shtetërore, të vlerësuara nga qytetarët dhe të pranuara nga ndërkombëtarët, por kur është në pyetje interesi nacional duhet të bashkohemi të gjithë, pa dallim opozitë e pozitë”, ka thënë Thaçi duke folur në Info Magazine.

I pari i vendit ka thënë poashtu se me autoritetet e BE-së do të bisedohet edhe për ndalimin e ish-kryeministrit kosovar, Ramush Haradinaj në Francë.

“Do të diskutoj me autoritetet e BE-së, por me Beogradin nuk kam ndonjë autoritet,se edhe unë jam personazh në ato lista”.

Ai ka thënë së Serbia nuk po mundet me i përbi lehtë humbjet që ka pësuar me Kosovën.

Thaçi nuk ka komentuar për idenë, Rexhep Qosjes për shkëmbim territoresh.

“Nuk kam lexuar dhe nuk e kam dëgjuar këtë ide”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat