Thaçi: Çdo uniformë e huaj përpos NATO-s në Kosovë është armike

Aktuale

Thaçi: Çdo uniformë e huaj përpos NATO-s në Kosovë është armike

Më: 24 janar 2017 Në ora: 19:52
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi para takimit në Bruksel me palën serbe dhe negociatoren Federica Mogherini, ka thënë se Kosova çdo uniformë tjetër përpos asaj të NATO-s, FSK-së dhe Policisë së Kosovës do të konsiderohet armike.

Thaçi në një intervistë për transmetuesin publik ka thënë se Serbia me veprimet e fundit po tenton ndryshim kufijsh dhe destabilizim të rajonit, por ka shtuar se kjo nuk do të lejohet nga Kosova.

“Do t’i përgjigjemi si shtet Serbisë dhe Serbia nuk do të ketë mundësi të cenimit të Kosovës. Në koordinim me BE-në, përpos trupave të NATO-s çdo uniformë tjetër e huaj në Kosovë do të vlerësohet si armike dhe do të marrë përgjigjen shtetërore”, ka thënë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat