Eksperti gjerman Wiedenfeld këshillon Brukselin: Tregojani vijat e kuqe Serbisë, që të mos luajë hipokrizisht

Aktuale

Eksperti gjerman Wiedenfeld këshillon Brukselin: Tregojani vijat e kuqe Serbisë, që të mos luajë hipokrizisht

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 24 janar 2017 Në ora: 20:23
Treni serb

Marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë janë tensionuar kohën e fundit pas arrestimit të Ramush Haradinaj në Francë si pasojë e fletarrestit të lëshuar nga Serbia dhe tentitmit të dërgimit të trenit provokativ serb nga Beogradi në Mitrovicën veriore, shkruan media konservatore gjermane “Focus”.

Për drejtorin e shoqatës gjermane Münchner Centrums (CAP), Werner Weidenfeld, këto janë shenja për një “konflikt potencial” në rajon.

“Serbia në fakt kërkon anëtarësimin në BE dhe flet miqësisht me diplomatët europianë. Por ajo që në BE nuk mund të konceptohet drejtë është kur kjo miqësi kthehet në agresion kur bëhet fjala për Kosovën.”

Ai shkon edhe më tej: “Nëse BE nuk e kupton këtë politikë dhe mer shumë vendime kundër serbëve, atëherë mund të ketë një luftë të re për shkak të mospajtimeve të vogla.”

Këshilla e tij për Brukselin është që t’ia bëjë të qartë Serbisë - “nëse kërkon ti zgjedhë me dhunë çështjet e hapura të kufijve territorialë, atëherë nuk ka vend për të në BE.” Kësaj duhet ti bashkangjitet edhe anulimi i subvencioneve./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat