Victoria Nuland dorëheqet, Johanes Hahn paralajmëroi kur do ndodhin ndryshimet e politikës amerikane mbi Ballkanin

Aktuale

Victoria Nuland dorëheqet, Johanes Hahn paralajmëroi kur do ndodhin ndryshimet e politikës amerikane mbi Ballkanin

Nga: Bota sot Më: 24 janar 2017 Në ora: 22:16
Viktoria Nuland

Diplomatja e njohur amerikane, e cila ka qenë shpesh e angazhuar edhe në çështjet ballkanike, Viktoria Nuland, ka dhënë dorëheqje nga posti i ndihmës-sekretares së Shtetit.

Nuland është dorëhequr pak orë para se të marrë detyrën sekretari i ri i shtetit, Rex Tillerson (i dekoruar me medalje ruse “Order of Friendship”), duke u larguar nga Departamenti i Shtetit pas shërbimit në tri administrata, Clinton, Bush dhe Obama. Ajo mbante postin më të lartë që mund të arrijë një diplomat karriere, jashta posteve politike dhe njihej si diplomate "buldozher" e ngarkuar me detyrat më të rënda, ngjajshëm me parardhësin e saj, dhe mikun tjetër të shqiptarëve, Richard Hollbruk.

A është sinjal se politika amerikane tërhiqet nga Ballkani?

Në mes të nëntorit 2016 ekskluzivisht në gazetën kombëtare “Bota sot” patët mundësi të lexoni intervistën e përshtatur të komisionerit europian Johanes Hahn dhënë për gazetët e majtë austriake “Der Standard” në Prishtinë.

Der Standard: Presidenti Donald Trump mund të ndryshojë marrëdhëniet mes SHBA dhe Rusisë dhe kjo mund të vërehet edhe në politikat e ardhshme të Ballkanit. Si e shikoni ju këtë?

Hahn: Mbi Ballkanin, BE është forca drejtuese, ndërsa SHBA e mbështet këtë. Bashkëpunimi në Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë ka qenë mjaft mirë i kordinuar. Unë besoj se në përgjithësi politika do mbetet e njëjtë. Në këtë kohë ka shumë spekulime, por Trumpi si një biznesmen i suksesshëm do jetë edhe pragmatist. Unë nuk mund ta paramendoj se kjo administratë do ndryshojë politikat globale dhe ndërkombëtare, siç kanë qenë deri tani. Nëse Victoria Nuland do jetë akoma në postin e ndihmës sekretares së jashtme amerikane, nuk do ketë asnjë ndryshim rreth politikave në Maqedoni ose gjetkë në Ballkan.

Nëse shohim analizat e medieve në Maqedoni, Victoria Nuland njihet edhe si kritikuese mjaft e ashpër e politikave të qeverisë maqedonase të udhëhequr nga OBRM-PDUKM. Tashmë që ajo është dorëhequr dhe paralajmërimi pesimist, por që rezultoi i vërtetë i komisionerit Hahn mos tregon se administrata e re amerikane po tërhiqet nga problemet globale dhe ekskluzivisht nga Ballkani?/Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat