Zëvendëskryeministri Stojanoviq ka pohuar për mediat serbe se serbët po e humbin durimin me pritjen e themelimit të Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë.
“Ne nuk do të presim edhe shumë. Nëse nuk krijohet Asociacioni i Komunave Serbe, sipas marrëveshjes së Brukselit, atëherë do të marrim masa vet. Durimit tonë po i vjen fundi”, tha zëvendëskryeministri Stojanovq.
Ai ka dënuar edhe sulmet ndaj autobusëve me pelegrinë në qytetin e Gjakovës.
Ndërsa Milovan Drecun tha se në bankën e të akuzuarve në Gjykatën Speciale do të dalin të gjithë udhëheqësit e UÇK-së, duke përfshirë edhe Ramush Haradinajn dhe Hashim Thaçin.
I pyetur nëse e di se kush nga ish udhëheqësit UÇK-së mund të akuzohet nga Gjykata Speciale, Spahiu tha se nuk ka informacione se kush do të shkojë në këtë gjykatë.