Thaçi: Kërcënimeve më luftë që vinë nga Serbia, Kosova do t’i përgjigjet me paqe

Aktuale

Thaçi: Kërcënimeve më luftë që vinë nga Serbia, Kosova do t’i përgjigjet me paqe

Më: 24 janar 2017 Në ora: 23:42
Mogerini me Mustafën dhe Thaqin

Pas takimit që është mbajtur sonte në Bruksel mes zyrtarëve më të lartë shtetëror të Kosovës dhe Serbisë, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka deklaruar se Kosova do të përgjigjet në mënyrë institucionale ndaj provokimeve të Serbisë, si ai me trenin.

Delegacionet e dy shteteve u përfaqësohen nga nivelet më të larta. Kosova përfaqësohet nga Presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Isa Mustafa, kurse Serbia nga presidenti Tomislav Nikoliq dhe kryeministri Aleksandar Vuçiq.

Takimi ka filluar në ora 21:00 dhe ka përfunduar në ora 23:00, ndërsa gjatë takimit nuk është arritur ndonjë rezultat konkret.

Pas takimit për media kanë folur Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Presidenti Thaçi ka thënë se ka qenë një takim jo i lehtë, por janë pajtuar që të kenë takime më të shpeshta të nivelit më të lart dhe se “dialogu nuk ka alternativë”, raporton KosovaPress.

Presidenti Thaçi ka thënë se Serbisë i është bërë e ditur, se Kosova do të përgjigjet në mënyrë institucionale ndaj provokimeve si ai me trenin.  

“Kërcënimeve më luftë që vinë nga Serbia, Kosova do t’i përgjigjet me paqe”, ka thënë Presidenti Thaçi, ndërsa ka shtuar se është kërkuar nga Serbia që ta njohë Kosovën dhe të heq dorë nga pretendim e saj për territorin e Kosovës.

Kurse Aleksandar Vuçiq ka thënë se ka qenë një takim shumë i vështirë. “Sa mbaj mend, asnjëherë nuk kam pasur takim më të vështirë”, ka thënë kryeministri serb dhe ka shtuar se  janë pajtuar që të ulën tensionet mes dy vendeve.

“Është vështirë që të paramendohet se pas këtij takimi do të ndodhin gjëra që kanë ndodhur kohë më parë”, ka thënë Vuçiq,.

Para takimit të përbashkët, delegacionet e të dy vendeve kanë takuar ndaras Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat