23 mijë mësimdhënës të viteve të 90’të presin pensionet

Aktuale

23 mijë mësimdhënës të viteve të 90’të presin pensionet

Më: 27 janar 2017 Në ora: 23:27
Rrahman Jasharaj

Janë 23 mijë mësimdhënës të kohës së okupimit, konkretisht të viteve 90’të që presin pensionet.

Si shpërblim karshi pensionit pritet të jetë edhe vlera e pagës minimale për ta.

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, thotë se kjo mund të negociohet nëse shihet problem për buxhetin e shtetit.

“Mund të negociohet kjo kërkesë, e cila parashihet me Projektligjin që po përgatitet,  por të jetë e pranueshme por jo edhe turpëruese,” thotë Jasharaj në një intervistë në emisionin Kontakt, në TribunaChannel.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës do të ngarkohet me buxhet vetëm për shtatë  mijë mësimdhënës, pasi që pjesa tjetër vazhdojnë të punojnë në sektorin e arsimit.

I gjithë cikli i të punësuarve në atë kohë, pritet të përmbyllet për rreth 20 vjet.

Ai ka folur edhe për Ligjin për pagat, përmes të cilit thotë se janë privilegjuar sektorët tjerë, por jo edhe ai i arsimit.

“Këtë ligj qeveritarët e kanë bërë për vete e jo për klasën punëtore,” thotë Jasharaj, duke shtuar se shtesat për arsim nuk përmenden në ligj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat