Tali kujton se çfarë Koushner kishte thënë për Hashim Thaçin

Aktuale

Tali kujton se çfarë Koushner kishte thënë për Hashim Thaçin

Nga: A.M. Më: 28 janar 2017 Në ora: 18:58
Ilustrim - Hashim Thaçi dhe Bernard Koushner

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Driton Tali ka reaguar pas telefonatës së Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi me kryeministrin serb Aleksandar Vuçiq.

Tali i ka kujtuar Thaçit deklaratën e ish-kryeadministratori të Kosovës, Bernard Koushner i cili pati thënë se Thaçi në mbrëmje e shkakton një problem, kurse të nesërmen propozon zgjidhje.

“Hashim Thaçi flet me Vuçiqin në telefon: U pajtuam t’i zgjidhim të gjitha çështjet nëpërmjet dialogut!

--------

Bernard Koushner:

Hashim Thaçi është një politikan që në mbrëmje e shkakton një problem, kurse vjen tek unë të nesërmen në mëngjes me një propozim për ta zgjidhur atë”, ka shkruar Tali në Facebook./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat