Rasti “Kiqina”, Ramadani: Ne e kemi provën për vrasësit e vërtetë që urdhëruan Fadil Syleviqin

Aktuale

Rasti “Kiqina”, Ramadani: Ne e kemi provën për vrasësit e vërtetë që urdhëruan Fadil Syleviqin

Nga: P.R Më: 29 janar 2017 Në ora: 16:07
Burim e Arsim Ramadani

Faton Ramadani, vëllai i Arsim e Burim Ramadanit, të dënuar me burg në rastin e njohur si rasti “Kiqina”, përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur se ai posedon provën që vrasësit e vërtetë të familjes Hajra, urdhëruan Fadil Syleviqin të montoj rastin, duke i fshehur provat.

“Ne e kemi provën qe vrasësit e vërtet urdhëruan Fadil Syleviqin i cili montoj rastin duke i fshehur provat dhe duke detyruar një dëshmitar ta lexon atë qe kishte montuar qe ishte mësuar nga e kaluara e UDB-s qe kishte shërbyer me besnikëri, këtë detyrim e tregon vet dëshmitari ne gjykatë, por deklaratën e dëshmitarit ne gjykate e mbështet vet e mbijetuara Pranvera Hajra me shume dëshmitar qe tregojnë se dëshmitari ishte ne dasmë jo ne vendin e krimit siç kishte montuar Syleviqi”, ka shkruar Ramadani,

Sipas tij, prokuroria mund të heshtë por krimi po behët edhe nga ata që po e ndalojnë këtë padrejtësi.

“Po te arrestohet për shume keqpërdorime qe ka bere Syleviqi ne emër te drejtësisë ne kemi provën qe lidh këtë kriminel me vrasësit e vërtet te familjes Hajra. Prokuroria mund ende te heshte,por krimi po behet edhe nga vet ata qe nuk po e ndalojnë ketë padrejtësi. Ne edhe pse mbajtëm shumicën e burgut për krimin e nëntokës, ne duam vetëm drejtësi, jo falje, jo mëshirë! ”, shkruan Ramadani, përcjellë “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat