Të merkurën në Brukesl takohen përsëri Thaçi, Mustafa, Nikolic dhe Vucic

Aktuale

Të merkurën në Brukesl takohen përsëri Thaçi, Mustafa, Nikolic dhe Vucic

Më: 30 janar 2017 Në ora: 11:12
Isa Mustafa, Hashim Thaçi, Federica Mogherini, Tomislav Nikolic dhe Aleksandar Vucic

Në Bruksel do të vazhdojë të mërkurën rinisja e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë në nivelin më të lartë, është konfirmuar nga kabineti i Kryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vucic.

Delegacioni serb do të udhëhiqet nga Kryeministri Vucic dhe Presidenti Nikolic, ndërsa nga Kosova shkon, sipas mediave serbe, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kryeministri Isa Mustafa, raportojnë mediat serbe.

Dialogu i mëparshëm në mes Kosovës dhe Serbisë u mbajt në Bruksel javën e kaluar në nivelin më të lartë.

Përfaqësuesja Lartë për Çështjet e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë të BE-së si dhe Zëvendës Presidentja e Komisionit Evropian, Federica Mogherini, i ka ftuar kyreministrat Mustava dhe Vucic me 1 shkurt për një raund tjetër të dialogut në nivel të lartë politik, në mënyrë që të normalizohen marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat