Thaçi: Kur nderojmë heronjtë, marrim energji prej sakrificës së tyre

Aktuale

Thaçi: Kur nderojmë heronjtë, marrim energji prej sakrificës së tyre

Më: 31 janar 2017 Në ora: 11:42
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, para shtatores së Zahir Pajazitit në 20 vjetorin e rënies

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot ka bërë homazhe te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti, në sheshin që mban emrin e tij në Prishtinë.

Duke e kujtuar rënien e Zahirit, Edmondit dhe Hakifit, presidenti Thaçi ka thënë se shteti i Kosovës nderon dhe respekton me pietetin më të lartë sakrificën e këtyre heronjve të kombit, këtyre bashkëluftëtarëve që dhanë gjithçka që Kosova të jetë e lirë dhe e pavarur.

Thaçi: Kosova nderon sakrificën e heronjve

“Rënia e heronjve të kombit Zahirit, Hakifit, Edmondit ishte shëmbëlltyra më e mirë e unitetit, sakrificës e përpjekjeve të jashtëzakonshme për lirimin e Kosovës, ishte fillimi i hapur i rezistencës së armatosur dhe policisë serbe. Prandaj, shteti i Kosovës nderon dhe respekton sakrificën e tyre heroike, kombit me bashkëluftëtarë që dhënë gjithçka që Kosova të jetë e lirë, të jetë e pavarur sot. Gjithmonë, nderoi heronjtë e kombit, marr energji prej sakrificës së tyre, veprës së tyre për të përshpejtuar procese tjera zhvillimore të shtetit tonë, për të u integruar në NATO dhe BE, sa më shpejt që është e mundur”, tha Thaçi.

Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu kanë rënë heroikisht më 31 janar 1997 në fshatin Pestovë të Vushtrrisë.

Sot nën patronatin e kryeministrit Isa Mustafa është bërë rivarrimi i Zahir Pajazitit ndërsa në orën 14:00 për nder të 20 vjetorit të rënies do të mbahet edhe një akademi përkujtimore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat