Zbulohet se çfarë fshihet në veturën me targa të Beogradit, që u ndalua tek “Grandi”

Aktuale

Zbulohet se çfarë fshihet në veturën me targa të Beogradit, që u ndalua tek “Grandi”

Më: 31 janar 2017 Në ora: 19:25
Një model Opel ngjyrë hiri është gjetur i braktisur sot rreth orës 16:00 para hyrjes së Grandit

Mjeti me targa të Serbisë i cili u gjend afër “Hotel Grandit” në Prishtinë, dyshohet se është braktisur nga një person.

Kështu ka thënë zëdhënësi për media të Policisë së Kosovës, Daut Hoxhaj, mirëpo ai shtoi se ende nuk dihet saktësisht nëse brenda ka mjet shpërthyes apo diçka të ngjashme.

Ai njoftoi se njësiti për dominim tani janë në vendin e ngjarjes dhe janë duke kryer kontrollet e nevojshme.

Mirëpo, burime të Indeksonline tregojnë se në veturë nuk fshihet asgjë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat