Thaçi e Vuçiq zhvillojnë bisedë telefonike përpara takimit në Bruksel

Aktuale

Thaçi e Vuçiq zhvillojnë bisedë telefonike përpara takimit në Bruksel

Më: 1 shkurt 2017 Në ora: 09:45
Hashim Thaçi e Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq në një bisedë telefonike kanë ritheksuar nevojën e uljes së tensioneve dhe “zgjidhjen e çështjeve të hapura me dialog dhe në interes të të gjitha palëve”.

Burime në Bruksel thanë për Radion Evropa e Lirë se biseda telefonike ndërmjet Thaçit e Vuçiqit u zhvillua të mërkurën në mëngjes në prag të një takimi të dytë në Bruksel, në nivel të lartë politik me lehtësimin e shefes për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini.

Biseda telefonike e presidentit të Kosovës dhe kryeministrit të Serbisë është e dyta brenda pak ditësh dhe thuhet se është zhvilluar me ‘qëllim të uljes së tensioneve të ngritura në javët e fundit’ që ngritën një ‘luftë fjalësh’ ndërmjet palëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat