Çka thotë Gjykata në Francë për seancën e radhës së Haradinajt?

Aktuale

Çka thotë Gjykata në Francë për seancën e radhës së Haradinajt?

Më: 2 shkurt 2017 Në ora: 11:58
Ramush Haradinaj duke dalë nga paraburgimi, 12 janar

Gjykata e Apelit në Colmar të Francës ka bërë me dije se më  9 shkurt është planifikuar seanca ku do të bëhet publike kërkesa e Serbisë për ekstradimin e liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Haradinajt  të mërkurën në gjykatë i dorëzohet vetëm njoftimi i autoriteteve rreth kërkesës  për ekstradimin e tij, i tha Sandra di Rosa, zëdhënëse e kësaj gjykate duke shtuar se nuk ka qenë e planifikuar marrja e ndonjë vendimi të gjykatës.

Ish-kryeminstri i Kosovës, Ramush Haradinaj ishte arrestuar më 04 janar të këtij viti nga autoritetet franceze bazuar në një urdhërarrest të Serbisë të vitit 2004.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat