Vuçiq paralajmëron të papritura në Kosovë: Tregon pse po vjen në Rashkë

Aktuale

Vuçiq paralajmëron të papritura në Kosovë: Tregon pse po vjen në Rashkë

Më: 2 shkurt 2017 Në ora: 13:49
Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq

“Do të japim gjithçka nga vetja që ta ruajmë paqen, kurse nga Prishtina nuk pres asgjë”, ka thënë kryeministrin serb Aleksandar Vuçiq, duke shtuar se situata është komplekse dhe se për këtë pasdite sot do të bisedojë në Rashkë me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës.

Vuçiq nuk ka dashur të komentojë për takimin e mbrëmshëm në Bruksel me krerët e shtetit të Kosovës, duke shtuar se nuk varet gjithçka nga pala serbe, por nuk dëshiron të mos e mbajë fjalën që ia ka dhënë BE-së që mos të nxjerr asnjë informacion në publik.

“Ne japim gjithçka nga vetja që tensionet të ulen, do të japim gjithçka nga vetja që ta ruajmë paqe. Kjo është arsyeja pse vi në Rashkë, pasi që kryetarët e veriut të Kosovës janë të shqetësuar dhe do të tentojë t’i qetësojë ata. A jam i brengosur, jam, nuk varet gjithçka nga ne”, ka thënë ai.

Në ndërkohë, edhe presidenti serb, Tomisllav Nikoliq është takuar urgjent me ambasadorët e SHBA-ve, Rusisë dhe Kinës të akredituar në Beograd.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat