Kryeministri Mustafa priti në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Aktuale

Kryeministri Mustafa priti në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Më: 2 shkurt 2017 Në ora: 18:07
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. 

Gjatë takimit, ku ishin të pranishëm edhe zëvendëskryeministrat Hajredin Kuçi dhe Ramiz Kelmendi, u bisedua për forcimin e mëtejmë të  bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve si dhe për proceset zhvillimore në Kosovë, Shqipëri dhe rajon. 

Kryeministri Mustafa, pasi e njoftoi kryeministrin Rama për progresin në Kosovë, shprehu përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për zgjerimin e shkëmbimeve dhe të raporteve ndërmjet dy shteteve. 

Kryeministri Edi Rama, vlerësoi të arriturat në Kosovë, duke shprehur vullnetin e Qeverisë së Shqipërisë për thellimin e bashkëpunimit bilateral me Kosovën. 

Gjatë takimit, u bisedua edhe për proceset integruese euroatlantike dhe për angazhimin e dy vendeve në këtë rrugë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat