Thaçi shpalos një detaj nga takimi i parafundit në Bruksel

Aktuale

Thaçi shpalos një detaj nga takimi i parafundit në Bruksel

Më: 2 shkurt 2017 Në ora: 21:54
Bruksel, 1 shkurt 2017

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shpalosur një bisedë me një nga zyrtarët serbë në takimet e mbyllura në Bruksel.

“Në takimin e parafundit në prani të zyrtarëve të Bashkimit Europian një prej qëndrimeve tona ka qenë që; ‘ju po punoni për ndarjen e Kosovës, kurse një nga zyrtarët e Serbisë tha; ‘jo ne e kemi Kosovën pjesë tonën me Kushtetutë’. Ata e kanë synim, por a është diskutuar ndonjëherë ndarja e Kosovës?. As nuk është diskutuar, as nuk do të diskutohet ndonjëherë”, shpjegoi Thaçi, derisa u përgjigj në pyetjen se a është diskutuar ndarja e Kosovës në Bruksel.

Thaçi ka folur edhe për fletëarrestet e Serbisë për shtetasit e Kosovës.

“Me Serbinë nuk mund të bisedojmë për fletëarreste, por për to kemi biseduar me Bashkimin Europina dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Unë s’kam autoritet në Beograd që të bisedojë me ata për fletëarreste”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat