Thaçi takohet me sekretarin e NATO-s: Kosova e gatshme t’i avancojë marrëdhëniet me NATO-n

Aktuale

Thaçi takohet me sekretarin e NATO-s: Kosova e gatshme t’i avancojë marrëdhëniet me NATO-n

Më: 3 shkurt 2017 Në ora: 13:15
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi

(E plotësuar) - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot e ka pritur Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, me të cilin ka biseduar për avancimin e marrëdhënieve ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe NATO-s, njofton kumtesa presidenciale.

Në takim me sekretarin Stoltenberg, presidenti Thaçi ka vlerësuar lart punën e KFOR-it në Kosovë, duke thënë se me përkushtimin e tyre kanë arritur që të jenë institucioni më i besueshëm për qytetarët tanë.

“Kosova e vlerëson shumë rolin tuaj dhe gatishmërinë e shprehur për të krijuar një bazë për rritjen e bashkëpunimit tonë. Shteti ynë mbetet i përkushtuar për avancimin e marrëdhënieve me NATO-n, si në rrafshin politik, ashtu edhe praktik”, u shpreh presidenti Thaçi.

“Aspirata e vetme e Kosovës mbetet anëtarësimi në BE dhe NATO”, shtoi ai.

Presidenti Thaçi dhe sekretari Stoltenberg kanë biseduar edhe për angazhimin e autoriteteve kosovare në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit fetar, për Forcën e Sigurisë së Kosovës, por edhe për dialogun me Serbinë dhe raportet fqinjësore me shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Thaçi takohet me sekretarin e NATO-s

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg gjatë vizitës në Kosovë është takuar sot edhe me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.

Përveç me presidentin, Stoltenberg do të takohet edhe me kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa dhe zëvendëskryeministrin Branimir Stojanoviq.

 Thaçi dhe Stoltenberg nuk kanë dhënë deklaratë për media ndërsa është paraparë një konferencë e përbashkët të sekretarit të NATO-s dhe kryeministrit të Kosovës.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat