Tyrbja e Becit dhe betarët e pajtimit: Shehu thotë se kush ka bërë be të rrejshme, belaja e zuri për 48 orë

Aktuale

Tyrbja e Becit dhe betarët e pajtimit: Shehu thotë se kush ka bërë be të rrejshme, belaja e zuri për 48 orë

Më: 5 shkurt 2017 Në ora: 23:19
Tyrbja e Seid Babës, përgjatë historisë nuk pati vetëm mision fetar e shpirtëror.

Ky objekt në fshatin Bec të Dushkajës mendohet se daton qysh prej shekullit të XIII-të. Tyrbja e Seid Babës, përgjatë historisë nuk pati vetëm mision fetar e shpirtëror. Tempulli në fjalë shërbeu edhe si vend ku zgjidhen ngatërresa të natyrave të ndryshme.

Shfajësimi bëhej me 3-24 betarë dhe pastaj shtrihej dora e pajtimit mes personave në konflikt.

Sipas sheh Myrteza Hysenit, nëse personi që ka bërë betimin ka qenë fajtor, shpejt ka marrë ndëshkim nga Perëndia.

Derisa ky e sheh këtë metodë si më praktike sesa zgjidhjen e konflikteve përmes gjykatave ku lëndë të pazgjidhura sillen me vite, edhe një figurë politike ishte i gatshëm të veproi njëjtë për t’u larë nga një akuzë.

Presidenti i vendit Hashim Thaçi së fundmi bazuar në kanun deshi t’i bëjë be dikujt. Në këtë mënyrë ky do të hiqte fajin për një akuzë që Imer Imeri po ia bënte ish-drejtorit politik të UÇK-së se dinte se kush ia kishte vrarë vëllain, Hakiun, 17 vjet më parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat