Nisma: Arrestimi i Haradinajt i porositur nga politika e Beogradit

Aktuale

Nisma: Arrestimi i Haradinajt i porositur nga politika e Beogradit

Më: 7 shkurt 2017 Në ora: 14:07
Nisma për Kosovën

Nisma për Kosovën vlerëson se që nga 4 janari 2017 kur u ndalua Ramush Haradinaj në Aeroportin Bazel  - Mulhouse në bazë të një urdhër arresti të lëshuar nga Serbia, autoritetet franceze vazhdimisht pohojnë se ky akt nuk ka asnjë dimension politik!

Sipas këtij subjekti, përmes Ambasadës së Francës në Kosovë dhe përmes postës elektronike, Kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA për Kosovën u ka dërguar autoriteteve të Francës Memorandumin lidhur me arrestimin e Ramush Haradinajt.

Në këtë memorandum thuhet se janë sjellë fakte që dëshmojnë se « Dosja Haradinaj » është dosje e porositur nga strukturat politike të regjimit të Millosheviqit, e sajuar nga Shërbimi Sekret Serb dhe e shpërndarë nga njerëzit e këtij regjimi.

“Si e tillë, akuza kundër Ramush Haradinaj është një akuzë e motivuar politikisht dhe urdhër-arresti i lëshuar nga Serbia është urdhër- arrest i POROSITUR NGA POLITIKA e Beogradit. Që të shmang grackën e politikës serbe drejtësia franceze duhet ta lirojë menjëherë dhe pa asnjë kusht Ramush Haradinajn. Ky veprim është veprim i vetëm serioz dhe me dinjitet i një drejtësie vërtetë të pavarur”, thuhet në njoftimin e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat