Thaçi, Mustafa e Veseli koordinohen për themelimin e Asociacionit të komunave serbe

Aktuale

Thaçi, Mustafa e Veseli koordinohen për themelimin e Asociacionit të komunave serbe

Më: 7 shkurt 2017 Në ora: 18:20
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ne takim me Kryeministrin Isa Mustafa dhe kryeparlamentarin Kadri Veseli

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka zhvilluar sot një takim të përbashkët me Kryeministrin Isa Mustafa dhe kryeparlamentarin Kadri Veseli. 

Siç njofton Zyra e Presidentit Thaçi, në këtë takim është biseduar për vazhdimin e koordinimit të përbashkët për jetësimin e obligimeve ndërkombëtare që Kosova është zotuar t’i realizojë.

Në kuadër të përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore, ata janë pajtuar që të vazhdohet me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, të përmbyllet demarkacioni me Malin e Zi dhe të punohet për transformimin e FSK-së në ushtri të Kosovës.

Këta hapa, përveç që do të mundësojnë përmbylljen e integrimit të plotë të komunitetit serb në institucionet e Kosovës, do t’i hapin rrugë edhe liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës, por edhe konsolidimit të mëtejshëm të shtetësisë dhe sovranitetit të shtetit të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat