Zafir Berisha: Thaçi, e zeza e Kosovës

Aktuale

Zafir Berisha: Thaçi, e zeza e Kosovës

Më: 8 shkurt 2017 Në ora: 19:09
Deputeti i Nisma për Kosovën, Zafir Berisha

Deputeti i Nisma për Kosovën, Zafir Berisha ka thënë se në Kosovë mungon guximi i njerëzve në institucione për të vepruar.

Berisha ka folur edhe për presidentin e vendit, Hashim Thaçi duke e cilësuar si fajtor për të gjitha të këqijat që ndodhin në Kosovë.

“Ne duhet të sillemi si shtet. E zeza e gjithë asaj që ndodhë në Kosovë është Hashim Thaçi. Edhe 15 vjet do të merremi me pasojat e qeverisjes së Hashim Thaçit”.

“Ky shtet vështirë do të bijë në binarë. E kam pasur shef Thaçin deri në atë moment që kam menduar se është në rrugë të Zotit. Mirëpo ai ka “marrë në qafë” gjenerata të tëra”.

Depueti i Nisma për Kosovën ka thënë se qëndron prapa këtij mendimi, derisa nuk bindet për të kundërtën e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat