Pas arrestimit, lirohet Aida Dërguti, posedonte armë pa leje

Aktuale

Pas arrestimit, lirohet Aida Dërguti, posedonte armë pa leje

Nga: Bota Sot Më: 9 shkurt 2017 Në ora: 09:50
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti

(E plotësuar) - Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti, e ndaluar nga policia sot në mëngjes, e enjte, është liruar vetëm pak orë më vonë.

Dërguti dyshohet se ka kryer veprën penale “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 paragrafi 1 të KPRK-së”.

Ndalimi i nënkryetares së Parlamentit të Kosovës është realizuar nga forcat e rendit bazuar në mandatin ligjor që ka nga rrjedh edhe obligimi për zbatimin e urdhërarresteve të ligjshme të lëshuara nga organet e drejtësisë.

Gjithsesi Dërguti është liruar pak orë më vonë.

Lajmin për lirimin e Dërgutit e ka konfirmuar Shkodran Hoti nga Lëvizja Vetëvendosje.

Po ashtu për lirimin ka njoftuar në Facebook deputeteje e Vetëvendosjes Donika Kadaj – Bujupi.

Deputetja e Vetëvendosjes Aida Dërguti është arrestuar sot nga Policia e Kosovën në bazë të fletë arrestit nga Gjykata Themelore. 
Dërguti, sipas Bujupit, është liruar pas dhënëse së deklaratës.

Image
Komunikata e Policisë

Arrestohet deputetja Aida Dërguti

Policia e Kosovës, ka njoftuar se bazuar në mandatin ligjor që ka është e obliguar në zbatimin e urdhërarresteve të ligjshme të lëshuara nga organet e drejtësisë dhe bazuar në këtë, sot në orët e hershme të mëngjesit ka realizuar zbatimin e një urdhërarresti në zonën e përgjegjësisë së stacionit policor Vushtrri.

“Njësitet relevante policore të stacionit policor Vushtrri, bazuar në urdhëresë, kanë ndaluar deputeten e RKS-së A. D., të cilën e kanë njoftuar mbi arsyen e ndalimit dhe bazuar në urdhëresë të njëjtën e kanë shoqëruar në Gjykatën Themelore në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Policisë përcjell Bota sot.

Sipas Policisë, Aida Dërguti ka bashkëpunuar dhe kooperuar mirë me zyrtarët policorë dhe e njëjta është shoqëruar në gjykatë, ashtu siç parashihet me urdhëresë.

Bashkangjitur mund të gjeni urdhëresën e lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë./BS/

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat