Lekaj thotë se Haradinaj për pak orë kthehet në Kosovë

Aktuale

Lekaj thotë se Haradinaj për pak orë kthehet në Kosovë

Më: 9 shkurt 2017 Në ora: 15:34
Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka thënë se presin që kreu I kësaj partie, Ramush Haradinaj të kthehet brenda pak orësh në Kosovë.

” Ne sot nuk presim asgjë më pak se rregullim i gabimit nga ana e autoriteteve franceze. Largimi i pengesës se vënë në rrugën e Ramushit që është edhe rrugë e Kosovës për të punuar për të mirën e vendit.

“#RAMUSHIështëKOSOVA Ai sigurisht që do t’i kthehet asaj për pakë orë”, ka shkruar ai në në një postim në Facebook.

Haradinaj ka dalur sot përsëri para gjykatës franceze  për t’u përballur me kërkesën e Serbisë për ekstradim.

Ai ishte liruar me kusht nga gjykata, deri në kompletimin e dokumentacionit të Serbisë lidhur me kërkesën për ekstradim të tij.

Ish-kryeministri i Kosovës ishte  arrestuar më 4 janar nga autoritetet franceze bazuar në një urdhërarrest të Serbisë të vitit 2004.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat