Thaçi merr në mbrojtje “Klanin Pronto”?

Aktuale

Thaçi merr në mbrojtje “Klanin Pronto”?

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 9 shkurt 2017 Në ora: 17:34
Hashim Thaçi

“ Unë mendoj se çdo deklarim apo përpjekje e Presidentit Thaçi kundër korrupsionit apo krimit, mendoj që është hipokrizi dhe absurditet për shkak se Thaçi shënon simbolin e krimit të organizuar dhe korrupsionit në Kosovë. Pra, ky njeri është koka e “Klanit Pronto” dhe si i tillë me të gjitha veprimet e tij që i ka bërë është e pamundur që një njeri si ky qoftë edhe prej postit të Presidentit të luftoj krimin dhe korrupsionin”, ka thënë Shkodran  Hoti.

Ndonëse Ministrja e Drejtësisë Dhurata Hoxha kishte premtuar procedimin sa më të shpejtë në Kuvendin e Kosovës, të ligjit anti-mafia, një gjë e tillë nuk ka ndodhur ende.   Një ligj i cili do të bënte më të lehtë hetimin e pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme, po konsiderohet i panevojshëm nga Ministria e Drejtësisë së Republikës së Kosovës.   

ë vend të kësaj, sipas zyrtarëve të Ministrisë, kjo çështje do të mund të rregullohej me ndryshimin e disa dispozitave në Kodin e Procedurës Penale. Ky qëndrim i MD-së, i përshtatet propozimit të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi qysh në ditët e para të marrjes së mandatit, për ndryshimin e kodit penal, për moslejimin e të dyshuarve për krim dhe korrupsion që të punojnë nëpër institucione. “Gjatë kësaj periudhe kohore, si President kam ndërmarrë veprime konkrete për të garantuar liritë dhe të drejtat e qytetarëve të Kosovës, për të fuqizuar rendin e ligjin dhe integritetin e shtetit të Kosovës.

Ne kemi identifikuar disa mangësi, prandaj edhe kam vepruar menjëherë duke kërkuar ndryshim-plotësimin e Kodit Penal me qëllim që t’i korrigjojmë ato dhe të mos lejojmë askënd që t’i shmanget apo abuzojë me drejtësinë dhe ligjin në Kosovë.

Ministria e Drejtësisë dhe organet tjera relevante kanë filluar punën dhe tani janë duke përgatitur rekomandimet për ndryshimet që duhet bërë”, ka thënë Thaçi në Konferencën Vjetore të Prokurorëve.  Gazeta “Bota sot”, është interesuar edhe pranë zyrës Presidenciale për të marrë një qëndrim, mirëpo si gjithnjë, askush nuk ka denjuar të përgjigjet.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat