Gecaj për Vetëvendosjen: Hidhërohen pse s'hyri treni

Aktuale

Gecaj për Vetëvendosjen: Hidhërohen pse s'hyri treni

Nga: A.M. Më: 9 shkurt 2017 Në ora: 20:25
Zëvendësministri në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj

Zëvendësministri në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, përmes  Facebook –ut ka ja ka përmendur Vetëvendosjes të gjitha veprimet e tyre ndër vite që i ka bërë.

Po ashtu, ai ka shkruar se “Nuk i nderojnë dhe i fyejnë figurat kombëtare si Ibrahim Rugovën; Votojnë kundër shpëtimit të Trepçës dhe kundër MSA-së; Sulmojnë (edhe fizikisht) partnerët strategjik; E bën Kosovën gaz me sjelljet në Kuvend;”.

"KUSH JANË KËTA "NJERËZ"?!

Ndërhyrjen e NATO-s e konsiderojnë për interesa të perëndimit; Flamurin e Kosovës e quajnë "leckë lara lara"; Se njohin shtetin por ia marrin rrogat; Ofendojnë ekipet përfaqësuese; Hedhin molotovë mbi policët-mbrojtësit e dëshmuar të Republikës; Djegin veturat e grave politikisht joaktive; Nuk i nderojnë dhe i fyejnë figurat kombëtare si Ibrahim Rugovën; Votojnë kundër shpëtimit të Trepçës dhe kundër MSA-së; Sulmojnë (edhe fizikisht) partnerët strategjik; E bën Kosovën gaz me sjelljet në Kuvend; E kanë lidh fatin politik me veprimet e Beogradit; Hidhërohen pse s'hyri treni dhe u hoq muri; Fyejnë qytetarët e Kosovës për proamerikanizmin; Shkruajnë letra që Kosova të mos ketë kod SHTETËROR telefonik, por ta përdorë atë të Serbisë...! Kush janë këta "njerëz"?!", thuhet në postimin e Gecajt./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat