"Haradinaj është një kriminel lufte, Serbia do ta pengojë formimin e ushtrisë së Kosovës"

Aktuale

"Haradinaj është një kriminel lufte, Serbia do ta pengojë formimin e ushtrisë së Kosovës"

Më: 10 shkurt 2017 Në ora: 09:29
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq

Ramush Haradinaj do që ta paraqesë veten si viktimë politike, por ai është një kriminel lufte, ka thënë ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq.

Këtë deklaratë për Radio Televizionin e Serbisë,  kryediplomati serb e bëri në kohën kur  Gjykata e Apelit në Colmar të Francës e shtyu për 2 mars vendimin për lirimin ose ekstradimin në Serbi të  ish-kryeministriit të Kosovës dhe liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Para dy javësh kjo gjykatë kishte vendosur ta lirojë me kusht atë, derisa priste kërkesën e Serbisë për ekstradim

Haradinaj ishte arrestuar më 4 janar nga polica franceze bazuar në një urdhërarrest të Serbisë të vitit 2004.

Ai poashtu ka folur edhe për formimin e ushtrisë së Kosovës, duke shtuar se Prishtina në bazë të Rezolutës 1244 nuk ka të drejtë që ta formojë ushtrinë e Kosovës dhe  se Serbia me të gjitha mjetet politike do të luftojë kundër formimit të saj.

“Ata nuk munden që pa votat e Listës Serbe të sjellin  një vendim të tillë. Për një gjë të tillë nuk kanë të  drejtë në bazë të rezolutës 1244 dhe një vendim i tillë do të ishte  i paligjshëm. Sipas kësaj rezolute  të vetmet forca të  armatosura janë ato të OKB-KFOR-it”, ka thënë ai për Radio Televizionin e Serbisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat