“Sabit Geci paraqet rrezik për klanin e Hashim Thaçit, ai mund të vritet në burg”

Aktuale

“Sabit Geci paraqet rrezik për klanin e Hashim Thaçit, ai mund të vritet në burg”

Nga: BOTA SOT Më: 10 shkurt 2017 Në ora: 11:48
Sabit Geci

Ish luftëtari i UÇK-së dhe ish anëtari i SHIK-ut, Naim Miftari, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se Sabrit Geci është në rrezik dhe këtë e di, pasi ai para qet rrezik për klanin e Hashim Thaçit, përcjell Bota sot.

Miftari thotë se ai di shumë gjëra dhe se mund edhe të vritet në burg.

Postimi i plotë i Miftarit:

Sabit Geci duhet të ketë shumë kujdes për jetën e vet pasi shumë lehtë mund të sëmuret nga ndonjë sëmundje vdekjeprurëse nga vetë "mantelbardhët" apo edhe të vritet në burg kinse për ndojë hakmarrje, pasi Sabiti është protoganist i shumë ngjarjeve dhe di shumë gjëra dhe paraqet rrezik potencial për klanin e Hashim Thaçit.
Besoj se edhe vet ai i di këto gjëra dhe e di se jeta e tij është e rrezikuar shumë edhe pse dikur i ka shërbyer me besnikëri dhe verbësi kauzës të Hashimi Thaçit, Kadri Veselit, Azem Sylës.....(shtabit të Rognerit apo klanit Pronto sot)./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat