“Ditën e djeshme Ramush Haradinaj na bëri krenarë”

Aktuale

“Ditën e djeshme Ramush Haradinaj na bëri krenarë”

Nga: B.S Më: 10 shkurt 2017 Në ora: 20:54
Ramush Haradinaj dhe avokatja e tij Rachel Lindon në Gjykatën e Colmar

Shpëtim Selmanaj nga AAK, i cili dje ishte prezent në seancën gjyqësore të Ramush Haradinajn në Colmar të Francës, ka thënë se është krenar për ditën e djeshme.

Selmanaj, në një postim në Facebook, ka shprehur mirënjohje për avokaten e Haradinajn, Rachel Lindon e cila në mënyrë dinjitoze paraqiti mbrojtjen për rastin, që pritet të përfundojë më mars.

Postimi i plotë:

Dita e djeshme, përvec epilogut të padrejtë dhe stërgjatës së vendimit final e i cili padyshimë që do të jetë triumfi i radhës per z.Haradinaj, ishte një ditë nga ato që të bën krenarë, duke filluar nga pjesmarrja e djeshme në seancën gjyqësore në Colmar, tutje raportimeve serioze e korrekte mediale mirëpo ajo që më emocionoi ishte avokatja e z. Ramush Haradinaj zonja Rachel Lindon, e cila me menyrë dinjitoze paraqiti mbrojtjen për rastin të cilin me datën 2 Mars do ta perfundojë me sukses!/BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat