Ish-ministri serb për Kosovën: A ishte kjo arsyeja pse Haradinaj ishte nervoz në Gjykatën e Francës?

Aktuale

Ish-ministri serb për Kosovën: A ishte kjo arsyeja pse Haradinaj ishte nervoz në Gjykatën e Francës?

Më: 10 shkurt 2017 Në ora: 21:35
Ramush Haradinaj dhe avokatja e tij Rachel Lindon në Gjykatën e Colmar

Retorika shterpe ose kërcënimi? Udhëheqësi i UÇK-së Ramush Haradinaj, i cili gjendet i liruar me kusht në Francë, praktikisht ka kërcënuar Serbinë se nëse gjykata në Francë vendos ta ekstradojë në Serbi, që me fletarrestin e Interpolit ëshët arrestuar në janar, do të merr përgjigjen që veç njëherë "e ka marrë më 1998 dhe 1999”, shkruan media serbe.

Profesori i Fakultetit të Shkencave Politike, Slobodan Samarxhiq, ish - ministri për Kosovë, beson se Haradinaj është nervoz, ngase nuk e di se a do të ekstradohet në Serbi, dhe me deklaratat e tij i trimëron të tjerët dhe vetën.

“Nuk duhet nënçmuar, ngase çdo gjë përputhet që Hashim Thaçit i ngutet ta bëjë 'Ushtrinë e Kosovës', e tash sheh momentin të bëj diçka, dhe nuk e dinë strategjinë e administratës amerikane lidhur me këtë.. Ata nuk kanë përkufizuar punën për pavarësinë e Kosovës, ngase Serbia nuk ka njohur Kosovën, e tash thjesht me retorikë e me kërcënimet serioze”, konisderon profesori Samarxhiq.

Media vë në pah se ithtarët e Haradinajt kanë hyrë në sallën e gjykimit në Francë me flamurin e “Shqipërisë së Madhe”.

Para disa ditësh në Prishtinë, në selinë e AAK-së, paraqitet kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duke e quajtur Haradinajn "simbol i UÇK-së". Ithtarët e Haradinajt, jo vetëm në Kosovë, ata gjenden edhe në Maqedoni.

Më tej thuhet se më 2 mars, kur pritet të vendoset për rastin Haradinaj. 'mund të ndodhë incidenti’ si kërcënim. Ka spekulime se në Kosovë është i gatshëm "plani B", nëse Hardinaj "përfundon" në burgun e Beogradit.

Sipas këtij plani, të gjithë “pikat e krizës” do të jenë prej Kosovës nëpërmjet Maqedonisë dhe jug të Serbisë në përkrahje të Haradinajt do të jetë "nxehtë". Spekulohet se me të papriturat do të ballafaqohet edhe Franca.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat