Demarkacioni kusht për ushtrinë, Sherifi: Një ditë kjo Qeveri mund të na bëjë kusht kthimin në Serbi

Aktuale

Demarkacioni kusht për ushtrinë, Sherifi: Një ditë kjo Qeveri mund të na bëjë kusht kthimin në Serbi

Më: 11 shkurt 2017 Në ora: 13:46
Anëtari i kryesisë së Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi

Sekretari i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi ka thënë se Qeveria çdoherë po shton kushte të reja për liberalizimin e vizave dhe për formimin e ushtrisë së Kosovës.

Sipas tij, aspak nuk do të ishte befasuese nëse një ditë do Qeveria si kusht do të bëjë edhe kthimin e Kosovës në Serbi.

“Po e dëgjova edhe këtë “margaritar” të fundit të kësaj qeverie. Jo nuk është e vërtetë fare. Por, qysh ia ka nisë kjo qeveri me i shtu kushtet për liberalizim të vizave dhe transforminin e FSK-së në Ushtri të Kosovës nuk do të ishte më asgjë befasuese edhe nëse një ditë dalin dhe na thonë se tash krejt këto sakrifica nuk mjaftojnë dhe se tani kthimi në Serbi është shndërruar në kusht”, tha Sherifi.

Ndër tjera, Sherifi tha se nuk duhet të merren parasysh kushte e tyre, duke theksuar se vendi duhet të shkojë sa më parë në zgjedhje.

“Prandaj nuk duhet marrë më seriozisht asgjë që këta thonë. Përkundrazi, sa më shpejt që vendi shkon në zgjedhje  është aq më mirë për vendin. Këta e kanë ngatërruar rrugën moti”, ka në fund Sherifi.

Kujtojmë, se dje (e premte) ministri i Punës e Mirëqenies Sociale dhe zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arban Abrashi ka thënë se demarkacioni me Malin e Zi është kusht edhe për formimin e Ushtrisë së Kosovës.

Sipas ministrit, ky kusht u është përmendur zyrtarëve të shtetit të Kosovës nga përfaqësuesit e Bashkimit Evropian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat