Shqiptarët, pjesë e Speciales vetëm si të akuzuar

Aktuale

Shqiptarët, pjesë e Speciales vetëm si të akuzuar

Më: 11 shkurt 2017 Në ora: 20:40
Selia e Gjykatës Speciale

Asnjë prokuror dhe asnjë gjyqtar nga Kosova nuk është pjesë e Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Mos prania e tyre arsyetohet përmes Ligjit të Gjykatës Speciale, i miratuar në Kuvendin e Kosovës.

Sipas këtij ligji, gjykatësve nuk iu lejohet aplikimi për staf të Dhomave të Specializuara, si pasojë e mosbesimit të Bashkësisë Ndërkombëtare në sistemin e drejtësisë në Kosovë.

Avokati Tomë Gashi, thotë se të vetmit shqiptarë pjesë e Gjykatës, Speciale do të jenë të akuzuarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat