Koci: Daçiq po tenton të ndikojë në gjyqësinë franceze

Aktuale

Koci: Daçiq po tenton të ndikojë në gjyqësinë franceze

Nga: A.M. Më: 11 shkurt 2017 Në ora: 22:58
Arianit Koci

Arianit Koci, avokatit të liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka komentuar deklaratën ministri i jashtëm dhe zëvendëskryeministri serb, Ivica Daçiq për ekstradimin e këtij të fundit.

Koci ka thënë se ky deklarim i Daçiqit është rast konkret i tentimi - ndikimit, në gjyqësinë franceze.

“Ne jemi duke pritur për ekstradimin e Haradinajt. Kjo është edhe një test i ri për Evropën dhe për sistemin e drejtësisë të Francës". - ka deklaruar Ivica Dacic.

Evropa e ka kaluar testin, kur ka vendosur ta bombardoj pushtetin gjenocidal të Milosevicit. 
Bota e ka kuptuar se kush është xhelati, e kush është viktima.

Fatkeqësisht per neve, por më shumë për fqinjët tanë - serbet, ende në udheheqësinë e tyra, ka individ me mentalitet millosheviqian.

Ky deklarim është rast konkret i tentimi - ndikimit, në gjyqësinë franqeze”, ka shkruar Koci në Facebook./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat